Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha: Do të hapim platformë parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Kryeministrisë!
“Së shpejti do komunikojmë para jush, protestën e parë kombëtare”, kështu bëri me dije sot, 7 nëntor, në konferencën për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Theksoi se opozita është lejuar të flasë në Kuvend vetëm pas 9 seancash plenare. “Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Përpjekja jonë për ta transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, banditizmin e paprecedentë në historinë e vendit”, tha ai. “Atëherë ne do të...