Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Paqja Fiskale”, Rama: Kapitull i ri besimi me biznesin. Fshirje 100% e detyrimeve tatimore për periudhat mbi 10 vite
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Paqjen Fiskale” pjesë e projektbuxhetit 2026, e cila synon të krijojë një kapitull të ri besimi dhe bashkëpunimi mes administratës tatimore dhe biznesit privat. Rama tha se kjo paketë synon mbylljen e çështjeve të vjetra fiskale për të dhënë krah besimit të ri dhe për të forcuar marrëdhënien mes shtetit dhe biznesit. “Paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral, është tani më një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Do të mbyllim çështjet e vjetra për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë...