Alarm në Itali/ 93 mijë vdekje në vit nga duhani, kërkohet rritje drastike e çmimit të cigareve

Alarm në Itali/ 93 mijë vdekje në vit nga duhani, kërkohet rritje drastike e çmimit të cigareve

Çdo cigare të heq mesatarisht 20 minuta jetë — 22 për gratë dhe 17 për burrat — dhe sëmundjet e lidhura me duhanin shkaktojnë çdo vit 93 mijë vdekje vetëm në Itali. Agjencia ANSA, raporton se kostoja vjetore që ky numër vdekjesh ndikon në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor kalon 24 miliardë euro. Tre shifra që mjaftojnë për të shpjeguar arsyet e nismës së promovuar nga Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore (AIOM), së bashku me fondacionet kryesore në fushën e onkologjisë kanë nisur një mbledhje firmash për një propozim ligji me nismë popullore kundër duhanpirjes, me qëllim që të arrihet te çmimet “frenuese” duke rritur me 5 euro koston e paketës së cigareve. Nisma, e paraqitur në Senat në prag të Kongresit të 27-të Kombëtar të AIOM (7–9 nëntor...