Opozita kërkoi pezullimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, reagon deputeti socialist: Revolucion etik kur kërkesa vjen prej tyre

Opozita kërkoi pezullimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, reagon deputeti socialist: Revolucion etik kur kërkesa vjen prej tyre

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se “Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë”. “Grupi Parlamentar i PD😂 paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, shkruan Balla. Top Channel