Kërkesa e PS për përjashtimin e Berishës, reagon Gjekmarkaj: Akt politik i turpshëm, maxhoranca e ka humbur çdo masë dinjiteti

Kërkesa e PS për përjashtimin e Berishës, reagon Gjekmarkaj: Akt politik i turpshëm, maxhoranca e ka humbur çdo masë dinjiteti

Kërkesën e PS-së për të përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e quan një akt politik të turpshëm dhe demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut. Në një deklaratë për mediat ai thotë se abuzimi i socialistëve në Kuvend me pushtetin ka arritur kulmin. “Propozimi për të mbajtur liderin e opozitës, Sali Berishën, jashtë Kuvendit, është një akt politik i turpshëm dhe një demonstrim servilizmi ndaj pushtetit absolut për të spostuar vëmendjen nga turpet qe i kanë vënë për fund! Kjo është shfaqja më e pastër e një mazhorance që ka humbur çdo ndjenjë mase e dinjiteti”, tha Gjekmarkaj. Sipas tij sot Parlamenti është marrë peng. Fjala e lirë është në sulm, dhe e vërteta përndiqet si...