Rrëfimi i Pacollit në  prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi

Rrëfimi i Pacollit në prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi

Elton Qyno/ Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale që lidhet me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës, që tashmë është kthyer jo vetëm temë e debatit politik të vendit por në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar dhe një çështje penale. Aksioneri më i madh i kësaj vepre me strategji kombëtare njëherësh oligarku kosovar Behgjet Pacolli, një javë më parë u paraqit në prokurori duke dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e këtij konflikti të lindur mes Ademit e Pacollit. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë dhënies së dëshmisë biznesmeni Behgjet Pacolli, nuk ka pranuar në asnjë moment se ka qënë përballë noteres Valbona Selimi dhe të ketë nënshkruar dokumentin Kontratë-Shitje të 47 për qind të aksioneve...