Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta

TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, sot deputet i Sali Berishës në Kuvend. Në seancë, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si 'Rrumi i Shijakut'. "Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”, kjo ishte dëshmia që u lexua nga Prokurori.  Ndërkohë prokurori lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi...