Fshihet gjysma e borxheve në doganë, ja kush përfiton nga ‘Paqja Fiskale 2026′

Fshihet gjysma e borxheve në doganë, ja kush përfiton nga ‘Paqja Fiskale 2026′

Paketa e “paqes fiskale”, përveç detyrimeve tatimore, parashikon edhe shuarjen me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë. Projektligji i hedhur për konsultim publik, parashikon se për detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, shuhen në masën 50% e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 50% e tyre paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026. Po ashtu shuhen në masën 25%, e taksës doganore, TVSH-së, akcizës, taksave kombëtare që mblidhen nga dogana në rolin e agjentit tatimor, nëse pjesa e mbetur 75% e tyre paguhet me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026. Në rastet e mësipërme...