“Ndërtuesit abuzues do përballen me gjoba e…”/ Ndërtimet pa leje, Koçiu: Ligji është i barabartë për të gjithë

“Ndërtuesit abuzues do përballen me gjoba e…”/ Ndërtimet pa leje, Koçiu: Ligji është i barabartë për të gjithë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka bërë me dije se operacioni në zonën e Farkës kundër ndërtimeve pa leje është pjesë e një fushate të gjerë për vendosjen e ligjshmërisë në territor në të gjithë vendin. Sipas saj, kontrollet kanë treguar se abuzimet me territorin shpesh lidhen jo vetëm me veprime individuale, por edhe me mungesë përgjegjësie nga punonjës publikë. Koçiu theksoi se askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe se masat do të zbatohen në çdo nivel përgjegjësie. Ministrja paralajmëroi se çdo ndërtim jashtë lejes do të përballet me gjoba, ndjekje penale dhe prishje të menjëhershme, ndërsa u bëri apel qytetarëve të verifikojnë dokumentacionin përpara blerjes së një prone. “Vijojmë me operacionin...