PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

PS kërkon përjashtimin e Berishës deri 60 ditë nga Kuvendi: Ofendoi ambasadorin e BE nga orientimi seksual

Një grup deputetësh socialistë kanë kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit, pasi ata pretendojnë se ka ofenduar ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë. Shkresa drejtuar Kuvendit I nderuar Kryetar i Kuvendit, Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dënon me...