Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas fyerjes së Gonzatos, PD ‘dhëmbë për dhëmbë’: Balla na tha ‘rraca e këtyre’
sali berisha dhe taulant balla TIRANË- Debatet e forta të zhvilluara dje në Kuvend, ku u diskutua dhe kaloi në votim projektligji për barazinë gjinore, kanë prodhuar dy kërkesa për përjashtimin e deputetëve nga seanca. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave publike të bëra në seancën plenare të 6 nëntorit 2025. Sipas socialistëve, Berisha u shpreh në mënyrë fyese dhe denigruese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke diskutuar mbi përkatësinë e tij seksuale. Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, grupi socialist vlerëson se veprimet e Berishës cenojnë jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur...