“Jam i papunë, jetoj në…”/ Ndodhej në mjet me Arjan Ndojn kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit”: Më kërkoi të udhëtoja në makinë me të!

“Jam i papunë, jetoj në…”/ Ndodhej në mjet me Arjan Ndojn kur iu bë atentat, dëshmia e “Rrumit”: Më kërkoi të udhëtoja në makinë me të!

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoji më 1 Nëntor 2019 tek mbikalimi i Durrësit, ku si pasojë e plumbave humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.  Sot pritej që në sallën e gjyqit të paraqiteshin 3 dëshmitarë, por që asnjëri prej tyre s’është gjetur në banesë.  Prokuroria e Posaçme bëri kërkesë gjykatës që të lexoheshin deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve paraprake.  Gjatë seancës u lexua dëshmia e të miturve të cilët kanë parë mjetin tip Mercedes Benz, që u përdor për atentatin ndaj Arjan Ndojës, i cili ndodhej në automjet së bashku me personazhin e njohurt të krimit, Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi.  Aleksander Laho: Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe...