Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dhunoi fizikisht një person së bashku me babanë, AMP arreston policin e Komisariatit të Krujës
Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një tjetër person, së bashku me babanë e tij. Efektivi Klevis Koni akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babanë e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84...