Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ruajtja e objekteve zgjedhore”/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, policia publikon planin e masave: Do angazhohen…
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e objekteve zgjedhore (KZAZ, QV e VNV), si dhe parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit hartoi një plan të detajuar masash për zbatim nga strukturat vendore ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme. Në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe ditën e shtunë do të marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi. Lista me 612 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve,...