Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

Rama: Tirana, si një trup pa kokë. Kryeministri kërkon që Gjykata të kthejë në liri Erion Veliajn

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, për Kryeministrin Edi Rama ka lënë kryeqytetin si një trup pa kokë. Në serinë e radhës të podcastit të tij “FLASIM” kreu i qeverisë theksoi se ky vendim i trupës gjykuese është në dëm të bashkisë më të madhe në vend, e cila nuk mund të lihet pa një drejtues. “E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë këtu jemi përballë një disproporcioni të...