Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shiste lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga 27-vjeçari në Lezhë, iu sekuestrua edhe automjeti
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Arrestimi u krye gjatë operacionit të zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve operative për aktivitetin e tij të paligjshëm. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi Danjel Sherri, banues në fshatin Balldre, si dhe të kontrollit fizik ndaj tij, policia gjeti doza të lëndës narkotike kanabis të gatshme për shitje. Hetimet zbuluan gjithashtu se 27-vjeçari drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt, pasi kishte të pezulluar lejen e drejtimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse që përdorej për përgatitjen e saj, automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale...