Arrestohet polici në Krujë, bashkë me babain bënë për spital qytetarin

Arrestohet polici në Krujë, bashkë me babain bënë për spital qytetarin

Foto ilustruese KRUJË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë ka arrestuar në flagrancë një punonjës të policisë së Krujës, i dyshuar për kanosje dhe shpërdorim detyre. Punonjësi i policisë K.K., me detyrë në Trupën e Shërbimit/Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Krujës, akuzohet se sëbashku me babanë e tij ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin me inicialet B.K, i cili përfundoi në spitalin e Traumës. NJOFTIMI I AMP-SË Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) nën drejtimin e Prokururisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet...