Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
82 miliardë lekë për shërbime të reja, ja si buxheti i 2026 ndryshon kujdesin shëndetësor për shqiptarët
Shëndetësia merr peshën kryesore në projektbuxhetin 2026 me 82 mld lekë, rreth 2 mld lekë më shumë se një vit më parë. Fondet mbulojnë të gjithë zinxhirin e shërbimit, nga kujdesi parësor te ai spitalor, me një bosht politikash që synon rritjen e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, në mënyrë që çdo lek të kthehet në rezultat shëndetësor për pacientin. Pagesa buxhetore për kontratën e check-up ulet në 2026 dhe ndërpritet pas këtij viti, duke liruar hapësirë për shërbime thelbësore. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndahet në zëra të veçantë: Përkujdesi Social zë 27.75 mld lekë, ndërsa Rehabilitimi i të Përndjekurve Politikë 1.55 mld lekë. Vetëm shëndetësia është 52.68 mld lekë, ndërsa 530 mln lekë I takojnë shpenzimeve...