Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Fabrikë diplomash të pavlefshme me bekimin e Ministrisë”/ PD, denoncon hapur: Qindra studentë në pamundësi për…
Drejtuesja e departamentit të arsimit të PD, Lili Sula ka deklaruar se Universiteti i Sporteve është një “fabrikë” diplomash të pavlefshme, për studentët. Gjatë një deklarate zyrtare nga zyrat e selisë blu, Sula u shpreh se në Universitetin e Sporteve të Tiranës ofrohen programe studimi, diplomat e të cilëve nuk njihen për të ushtruar profesionin. Ajo tha se programi i i studimit në Bachelor është 95 % i njëjtë me programin e Fizioterapisë dhe se vetëm në Shqipëri ndodh që programe të shkencave mjeksore, të ofrohen në një institucion sporti. Sula deklaroi se qindra studentë të Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit të US, kanë dalë në protestë, pasi me diplomat e lëshuara nga ky universitet, ata nuk mund të punësohen. Në fund, drejtuesja e departamentit...