Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës
Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një person, së bashku me babain e tij. Efektivi me iniciale K. K., akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babain e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i...