Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Dhurata e Enver Hoxhës për nënën gjirokastrite, dy ditë më pas ia ekzekutoi djalin…
Enver Hoxha Dhurata e diktatorit Enver Hoxha për nënën gjirokastrite… dy ditë më pas, më 30 dhjetor 1947, e pushkatoi shokun e tij të fëmijërisë, Aqif Kashahun, birin e nënë Haxhesë së Palortosë. Ishte data 28 dhjetor 1947. Myfit Kashahu ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës për një takim shumë të vështirë. Pak ditë më herët ishte arrestuar i vëllai, Aqif Kashahu, ishte arrestuar më 22 shtator 1946. Pas torturash përgjatë një viti, ishte shpallur armik i popullit me akuzën: “Si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”. Myfit Kashahu kishte...