Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Pashko Vasa: Pasurinë e sulltanit me e pasë ta hajnë kushërinjtë që ankohen!
Pashko Vasa ishte njëri ndër rilindësit më të spikatur të Shqipërisë dhe njëri ndër iluministët e ndritur të kombit. Ai, tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes së çlirimit të Shqipërisë, arsimimit, kulturës, diturisë. Janë të njohura letërkëmbimet e tij me familjarët dhe personalitetet e njohura vendore e ndërkombëtare të cilat “Rilindja” i pati përmbledhur dhe botuar në vitin 1989. Më poshtë mund ta lexoni njërën nga këto letra e që ia kishte dërguar vëllait të tij, Nikollës. Fort i dashur vëlla, Sot kam marrë letrën tënde të dashur të 11 tetorit dhe gëzohem se je i kënaqur nga detyra dhe se punon me zell e këmbëngulje. Kështu duhet bërë për të hapur rrugën e së ardhmes në jetë. Kush punon me zellë, me nder...