Bisedë mes gjigantëve Borges dhe Rulfo: Ç’fatkeqësi po të ishim të pavdekshëm!

Bisedë mes gjigantëve Borges dhe Rulfo: Ç’fatkeqësi po të ishim të pavdekshëm!

Në 1973, Jorge Luis Borges vizitoi qytetin e Meksikos. Shkrimtari argjentinas pati atje edhe një takim të shkurtër me presidentin e Meksikës, Luis Echeverría. Disa muaj më pas, gazetari kolumbian Miguel Cantero e pyet Borgesin për përshtypjet e këtij takimi dhe ai iu përgjigj: «Kurrë nuk e mora seriozisht. Por nëse ai është vërtet president, preferoj të mos imagjinoj qeverinë». Borgesi i madh, në atë vizitë, u kërkoi të zotëve të shtëpisë një favor: «Dua të takoj shkrimtarin Juan Rulfo». Ata, të gatshëm për t’ia plotësuar dëshirën, i sugjeruan që të dy shkrimtarët të sëllinin së bashku. «Ju lutem, – u thotë Borgesi, – preferoj mbrëmjet. Mëngjeset më shkatërrojnë. Nuk i kam më as gjallërinë dhe as forcën për t’i dhënë ditës atë që meriton....