Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit, 265 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen në Vlorë
Policia e Vlorës do të vendos në gadishmëri 265 efektivë policie për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, më 9 nëntor, kur qytetarët e Vlorës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë. Sipas burimeve zyrtare, forcat e rendit janë trajnuar paraprakisht për menaxhimin e situatave të mundshme gjatë ditës së votimit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në çdo qendër votimi. Efektivët do të jenë në detyrë që prej ditë së shtunë, ku do të marrin në dorëzim qendrat e votimit dhe materialet zgjedhore, të cilat do të ruhen deri në momentin e hapjes së procesit të dielën. Policia do të monitorojë të gjitha ambientet ku zhvillohet procesi, përfshirë qendrat e numërimit dhe selitë e KZAZ-ve, ndërsa do të qëndrojë në gatishmëri...