Vdekja misterioze në Kelmend, Artan Hoxha: Ja çfarë fsheh parcela me 980 rrënjë që vrau Mirel Çokajn

Vdekja misterioze në Kelmend, Artan Hoxha: Ja çfarë fsheh parcela me 980 rrënjë që vrau Mirel Çokajn

Vdekja tragjike e të riut Mirel Çokaj, më 18 shtator të këtij viti në Malet e Kelmendit, në Malësinë e Madhe ka rikthyer në vëmendje fenomenin e rrënjosur thellë të kultivimit të kanabisit në Shqipëri, një plagë që vazhdon të prodhojë konflikte, krime dhe viktima. Në një analizë të thelluar, gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, zbulon dimensionet komplekse të këtij problemi, nga historia e tij si një “brend kombëtar” deri te lidhjet e pandashme me politikën dhe pasojat shkatërrimtare për shoqërinë. Fillimisht e raportuar si një vdekje aksidentale gjatë gjuetisë, rasti i Mirel Çokajt shpejt ngriti dyshime të forta. Të dhënat fillestare ishin kontradiktore: viktima nuk kishte armë gjahu dhe ndodhej larg vendlindjes së tij. “Kjo gjë tërhoqi...