Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet mbahen të djelën, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në pesë bashki
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashki. Zgjedhjet do të mbahen të djelën në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë. Në postimin që kreu i KQZ-s ka bërë në Facebook, thuhet se në materialet zgjedhore që janë shpërndarë janë fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet si dhe dhomat e fshehtësisë. Postimi i Plotë: KQZ Shqiperi ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Këtu përfshihen:Fletët e votimitKutitë e votimitProces-verbaletDomat e fshehtësisë… dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.