Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Mungoi në varrimin e Diogo Jotas, Cristiano Ronaldo tregon arsyet
Ish-sulmuesi portugez i Liverpool, Diogo Jota vdiq në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik. Një pjesë e madhe e të njohurve të Jotas morën pjesë në funeral, por kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk ishte midis tyre, duke bërë që tifozët të pyesin veten se përse CR7 zgjodhi të mos merrte pjesë. Duke shpjeguar vendimin e tij, Ronaldo i tha gazetarit Piers Morgan arsyet. “Nuk mora pjesë në funeralin e Jotas? U ndjeva mirë me vendimin tim. Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza. Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet zhurmë e madhe. Vëmendja do të shkojë tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte. Njerëzit mund të vazhdojnë të më kritikojnë, por unë...