Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Arrestoi mikun e Ilir Prodës, largohet nga policia ish-shefi i Komisariatit 2
Arrestoi mikun e Ilir Prodës, largohet nga policia ish-shefi i Komisariatit 2 Pas muajsh tensionesh, përplasjesh të brendshme dhe zhvendosjesh të vazhdueshme, ish-shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ritvan Pali, është larguar përfundimisht nga Policia e Shtetit. Vendimi i tij vjen pas një periudhe konfliktuale me eprorët, që nisi menjëherë pas arrestimit të Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s i kërkuar nga SPAK për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Arrestimi i Morinës, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, shkaktoi një ‘stuhi institucionale’. Menjëherë pas operacionit, Proda ndërmori masa ndëshkimore, duke shkarkuar drejtuesit e Komisariatit nr. 2 dhe disa efektivë të përfshirë në aksion. Pali u bë shënjestër e heshtur: u transferua disa herë,...