Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Socialistët miratojnë ligjin ‘Woke’ të Soros’/ Vasili: Rama shpërfilli familjen tradicionale, dita më e zezë e turpit për Shqipërinë
Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj ligjit të miratuar së fundmi nga qeveria e Ramës, duke e cilësuar një hap të gabuar dhe të turpshëm për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Vasili e krahasoi këtë vendim me ligjet në SHBA, ku Presidenti Trump ka vendosur që të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër duke ruajtur institucionin e familjes tradicionale me nënë dhe babë. Sipas Petrit Vasilit, ndërsa SHBA mbështet konceptin themelor të familjes, Shqipëria ka marrë një rrugë të kundërt. “Qeveria e Ramës, së bashku me një grup deputetësh të pacipë, votuan një ligj që mohon fjalët nënë dhe babë dhe njeh lloje të ndryshme degradimesh e degjenerimesh. Kjo është dita më e zezë e turpit për Shqipërinë dhe shkelje e vlerave themelore...