U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen e Domart Konjarit

U dënua me 15 vite burg në mungesë, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen e Domart Konjarit

domart konjari TIRANË- Dosja penale ndaj të shumë kërkuarit të drejtësisë Domart Konjari do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm më një tjetër trupë gjykuese. Gjykata e Lartë një ditë me parë ka prishur vendimin e shkallës së dytë, e cila e ka dënuar Konjarin me 15 vite burg në mungesë. Konjari me 7 tetor të vitit 2021 u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për një sërë akuzash që përfshihen “Krijim, organizim dhe drejtim organizate kriminale”; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave, vizave” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.  Sipas prokurorisë, Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari...