Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Bam e bum mbi mazhorancën’, Gjekmarkaj rrëfen me satirë seancën plenare: Tuneli i Llogarasë, fishekë dhe Bubulina
Demokrati Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer me satirë të gjithë seancën plenare të ditës së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje mes palëve. “Klevis Balliu dje kishte zhveshur rrobat e robërisë dhe fort gjuante me armët e trimërisë bam e bum gjithë ditën mbi mazhorancën, saqë u duk se për një moment i mbylli të gjithë në tunelin e Llogarasë! Besarti i mbante arkën me fishekë, Bled Himçi mitrollozin. Goja ju bë shkrumb, lypi ujë – fat që Ina Zhupa si Bubulina u gjend aty me një bucelë, ku buzët e thara u njomën. Një nga tre “buajt” e parlamentarizmit, Niko ndeshkuesi i madh, e qorto-vi tri herë pastaj e debo-vi nga salla, por burrë i brishtë siç është, nga dhimbja edhe vetë qa-vi. Mu...