Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore

KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025. Komisioni Qendror Zgjedhor po shpërndan materialet e nevojshme për procesin zgjedhor në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Materialet zgjedhore përfshijnë: Fletët e votimit Kutitë e votimit Proces-verbalet Domat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.