Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë në Shqipëri”/ Ferreira flet për DW: Kështu nuk më trajtuan as në Arabinë Saudite
Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar. Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri. “Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW....