EMRI/ Trafik droge nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Italia anëtari i grupit të Visit të Pojës (VIDEO)

EMRI/ Trafik droge nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Italia anëtari i grupit të Visit të Pojës (VIDEO)

Emri Hysenaj, anëtari i një grupit të Visit të Pojës që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar në vendin tonë.  Njoftimi i plotë  Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.  Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.  Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari...