Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas ultimatumit të GJKKO, SPAK nis hetimet për “5 Majin”,ish-ministri Mazniku rrezikon prangat, ja ç’po ndodh me dosjen
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim detyre, për çështjen e shembjes së banesave në zonën e “5 Majit” në vitin 2022. SPAK kishte kërkuar fillimisht pushimin e çështjes, por Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ka indicie të mjaftueshme dhe urdhëroi zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale për shembjen e 170 banesave në zonën e “5 majit”, që la pa shtëpi 222 pronarë, një pjesë me banesa të hipotekuara dhe një pjesë tjetër në proces legalizimi. Personat e kallëzuar në këtë çështje janë Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-nënkryetari dhe ish-ministri Arbjan...