Emri/ Bashkëpunëtor për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Emri/ Bashkëpunëtor për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike, arrestohet në Shkodër 33-vjeçari

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Forest 1”, duke vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim. I arrestuari është Mhill Shpati, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ky shtetas ishte në kërkim që prej vitit 2023, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kultivimin e 10 274 bimëve kanabis, të zbuluara dhe asgjësuara nga policia më 10 gusht 2023, në zonën e fshatit Kir. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore. Top Channel