“Kriset” bastioni i PS, zgjedhjet në Vlorë mes akuzave për korrupsion e patronazhim, ja çfarë po ndodh

“Kriset” bastioni i PS, zgjedhjet në Vlorë mes akuzave për korrupsion e patronazhim, ja çfarë po ndodh

Në rrugën përbri Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Vlorë është vendosur prej ditësh një billboard 4 x 3 metra, me njoftim të KQZ-së që lajmëron se në 9 nëntor në qytet ka zgjedhje për kryetarin e Bashkisë. Por jo më larg se 100 metra nga njoftimi, disa të rinj nuk dinë asgjë për zgjedhjet. “As e di, as jam interesuar,” thotë Fabiani, 22 vjeç, student në fakultet. “Nuk ka ndonjë njeri që të më bindë se do të bëjë ndryshim dhe do të më bëjë të votoj,” shton ai, duke pohuar se nuk ka votuar asnjëherë. Fabiani i njeh problemet e qytetit të Vlorës – nga kanalizimet e hapura dhe të pambyllura, te fusha e mbetjeve që digjet apo rrugët e prishura – por...