Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

Rritje pagash në administratë, qeveria hap “thesin”, ja sa do të rriten rrogat për mësuesit, infermierët dhe policët…

Rigels Seliman Punonjësit e administratës, qoftë në nivel qendror apo vendor, për herë të parë do të përfitojnë nga indeksimi i pagës me 2.5%. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale shpjegoi edhe se si do të jetë rritja për secilën kategori, ndërsa theksoi se krahas indeksimit, nga muaji janar paga minimale në vend do të rritet nga 40 mijë lekë të rinj në 50 mijë lekë të rinj. Kryeministri Rama thotë se rritja do të reflektojë ndjeshëm sipas tij tek paga mujore për 10.600 punonjës shërbimi. “10 600 punonjës shërbimi do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj. Specialistët e administratës publike 5 mijë lekë të reja në muaj. Mësuesit 3 mijë lekë në...