Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën. Shtetasi E. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2021, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të Europës, për llogari të një grupi kriminal.