Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rrugicat e Rajonit Nr. 1 në Elbasan po marrin formë të re
Në Rajonin Nr. 1 po punohet për përmirësimin e rrugicave në çdo lagje dhe në zonat informale, me qëllim që ato të bëhen më të aksesueshme dhe me standarde bashkëkohore për të gjithë qytetarët.Ky rajon, i cili prej kohësh ka qenë pjesë e prioriteteve të Bashkisë Elbasan, është shndërruar në një mini-kantier ndërtimi, ku po kryhen punime për asfaltimin, ndriçimin dhe sistemimin e infrastrukturës urbane.Punimet po shtrihen në disa zona të dendësuara të qytetit, me synim rritjen e cilësisë së jetesës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët.Krahas ndërhyrjeve në rrugë, në Rajonin nr. 1 janë realizuar edhe një sërë investimesh të tjera që po e transformojnë gradualisht pamjen dhe funksionalitetin e zonës.Janë përmirësuar rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, është zgjeruar ndriçimi publik dhe janë sistemuar...