Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi

Messi: Ndjesia e fitimit të Botërorit në Katar ishte si kur lindën fëmijët e mi

7 Nëntor 2025 9:29 Alfred Lleshi Leo Messi ishte i ftuari special në “American Business Forum” që po zhvillohet në Miami, me pjesëmarrjen e figurave të njohura nga sporti dhe politika. Argjentinasi u prit me duartrokitje të mëdha dhe foli për disa tema. Para fjalës së tij, kryetari i bashkisë së Miami i dorëzoi “çelësin e qytetit”, një nder që iu jepet personaliteteve me ndikim pozitiv në komunitet. Për Kupën e Botës: “Kur fituam Botërorin në Katar, ndjeva të njëjtën gjë si kur lindën fëmijët e mi. Është një ndjesi e vështirë për t’u shpjeguar, kaq e veçantë dhe kaq e madhe, sa gjithçka që them do të jetë gjithmonë e pamjaftueshme”. Për Botërorin 2026: “Kam pritshmëri shumë të larta, do të jetë diçka e jashtëzakonshme”....