Kombëtarja mëson sot 25 ‘luftëtarët’ për Botërorin 2026/ Trajneri Sylvinho del para mediave

Kombëtarja mëson sot 25 ‘luftëtarët’ për Botërorin 2026/ Trajneri Sylvinho del para mediave

Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho luajnë dy ndeshjet e fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Më 13 nëntor Shqipëria përballet me Andorrën në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë vjen Anglia (e kualifikuar). Sot trajneri brazilian do bëjë publike listën me 25 futbollistët e ftuar për këtu duele, ndërsa nuk pritet të ketë shumë ndryshime apo risi nga grumbullimi i një muaji më parë. Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë,...