Krimi brenda familjes, dy vëllezërit u vranë nga kunati/ Gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar në Kosovë

Krimi brenda familjes, dy vëllezërit u vranë nga kunati/ Gjendet i plagosur pas arratisë autori i dyshuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tashmë autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Malishevë, një ditë më parë. Sot rreth orë 06:30 ai është arrestuar në fshatin Plloqicë. I dyshuari është i plagosur dhe pas ndihmës së parë në QKMF Malishevë është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e...