Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

Pas fitores së Zohran Mamdanit si kryetar bashkie i Nju Jorkut, shumë milionerë po planifikojnë të largohen nga qyteti, pasi politikani socialist ka premtuar të rrisë taksat për të pasurit dhe të ngrijë qiratë. Mamdani, që mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo, u fokusua në uljen e kostos së jetesës, por planet e tij kanë shqetësuar bizneset dhe pronarët e pasur. Agjenti i pasurive të paluajtshme Eric Benaim tha se po merr shumë telefonata nga klientë që duan të ikin nga Nju Jorku. Shumë prej tyre po shpërngulen në Miami, që shpesh quhet "lagjja e gjashtë" e qytetit. Aty, sipas afaristes Dina Goldentayer, kërkesat për blerje shtëpish nga banorë të Nju Jorkut janë rritur ndjeshëm. "Njerëzit janë të pakënaqur dhe duan të ndihen të sigurt në Floridën...