Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi: Batutat në dosje…
Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, dhanë detaje të dosjes “Balluku” që po publikohet pjesë-pjesë. Gazetari Bregu u shpreh se pjesë të kësaj dosjeje po bëhen ushqim politik sepse ndryshe nga dosjet e tjera të zyrtarëve, këtu nuk bëhet fjalë për përfitim. Biseda Dervishi: Nga ajo çfarë lexuam nga dosja, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë. Duket një praktikë, është marrë në analizë si ka shkuar nga fillimi në fund dhe akuza duket sikur Ministrja dhe njerëzit e saj, kanë bërë një tender që e kanë çuar atje ku duan ata, këtë jep dosja si panoramë. Ideja është që e kanë çuar tenderin, ta fitojë dikush që duan ata, duke skualifikuar të tjerë. Ky është thelbi i gjithë asaj dosje.Aty kishte batuta nga më të ndryshme,...