Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes! U gjet i plagosur nga policia
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër. I dyshuari për këtë ngjarje është dhëndri i viktimave. Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. “Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta. Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e...