“Jam ndjerë i fyer”, Pacolli: S’kam paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës

“Jam ndjerë i fyer”, Pacolli: S’kam paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të Vlorës

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli, që ka 98 përqind të aksioneve në koncesionin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, foli në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në lidhje me përplasjen që ka pasur me ortakun për aeroportin e Vlorës.  Pacolli tha se është ndjerë jashtëzakonisht i fyer nga epitetet që ka dëgjuar për veten në kohët e fundit. Ai u shpreh se nuk ka paguar asnjë ryshfet për kontratën e koncesionit të aeroportit të qytetit bregdetar.  Behgjet Pacolli: Shumë epitete më kanë vendosur në këto ditë. Jam ndjerë jashtëzakonisht i fyer, prej epiteteve ndaj njerëzve që iu kam bërë tepër mirë dhe njerëzve që janë të paditur, që vetëm kanë folur duke karakterizuar një person, pa e njohur. Nuk kam përfituar nga askush, vetëm kam kontribuar për t’ju ndihmuar njerëzve, 147 milionë euro kam...