Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“O doktor, në 2010 ishe pro homoseksualëve”, Ylli Gurra për Berishën: Nuk mund të flasë sot për vlera familjare
Në emisionin “Off The Record” të Andrea Dangllit, ku u diskutua projektligji për barazinë gjinore, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar për qëndrime të dyfishta lidhur me çështjet e komunitetit LGBT. “Por përse i duhet një shoqërie si e jona, që ka dalë vetëm tri dekada nga një regjim i egër, të përballet me nisma të tilla në emër të integrimit? Pse të mos shkohet në referendum? Ka një paqëndrueshmëri të madhe në klasën politike. Doktori s’ka pse të flasë tani për vlera familjare e taban kombëtar, kur në vitin 2010 ka qenë vetë pro një nisme të tillë,” deklaroi Gurra në Off The Record me Andrea Dangllin. Në debat ndërhyri edhe aktivistja për të drejtat e njeriut,...