Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbulohen dy “shtëpi” bari në Shkodër, sekuestrohen 287 bimë narkotike, arrestohet 22-vjeçari, në kërkim i ati!
Policia e Shkodrës ka zbuluar 2 shtëpi bari në fshatin Bajzë, ku në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Sipas policisë, në pranga ka rënë Daniel Buraj, ndërsa në kërkim është shpallur i ati, Sokol Buraj, teksa kanë nisur hetimet për nënën e të riut. Në pranga gjithashtu janë vënë edhe 2 punonjës të OSHEE-së dhe janë proceduar penalisht 2 punonjës të tjerë, për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. “Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit...