Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nëse hapet një tjetër telefon…”/ Balluku nën hetim, Malaj: Duhet të merrej e pandehur edhe për “ndikim të paligjshëm”
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Malaj deklaroi se, bazuar në komunikimet që kanë dalë nga përgjimet midis Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, duhet të ishte komunikuar edhe akuza për ndikim të paligjshëm, pasi elementët e bisedave tregojnë për ndërhyrje direkte në proceset tenderuese. “Ballukut duhet t’i komunikohej edhe akuza për ndikim të paligjshëm nga komunikimet që kanë dalë me Evis Berberin,” u shpreh Malaj i ftuar në studion e emisionit “Log” në News24. Sipas tij, hetimet e SPAK janë në fazë që mund të zgjerohen më tej, duke përfshirë edhe akuza të reja për persona të tjerë...